E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërkombëtarët zotohen t’i japin miliona opozitës siriane

Ata po ashtu u zotuan se do të pajisin opozitën siriane me mjete komunikimi. Me fjalë të tjera kjo do të thotë se ndërkombëtarët po përfshihen më shumë në konfliktin në Siri, me shpresën se së bashku me presionin diplomatik dhe sanksionet, konflikti në Siri do të marrë fund.

“Kërkesat legjitime të popullit sirian duhet të plotësohen tani dhe këtu”, tha kryeministri turk para mbi 70 ministrave të Jashtëm pjesëmarrës në Samit. Duke shprehur mbështetjen e tij për planin e Ananit, Erdoan tha se “ka shumë gjasa që Asadi, i cili vazhdimisht është zotuar se do t’i japë fund konfliktit, do ta përdorë planin e OKB-së për të fituar kohë. Ky plan mund të manipulohet nga regjimi sirian për të vazhduar dhunën”, vijoi ai duke siguruar popullin sirian se “nuk është vetëm”.

Në komunikatën e lëshuar në fund të Samitit po ashtu thuhet se “Miqtë e Sirisë” njohin Këshillin Kombëtar të Sirisë si përfaqësuesin e vetëm legjitim të popullit sirian.

Në samitin merrnin pjesë shumë shtete perëndimore, mes të cilëve edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ra në sy mungesa e përfaqësuesve të Kinës, Rusisë dhe Iranit./Start/F. P/

                                                                                             2012-04-02 11:17
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›