Ndërmarrja e UKGJ ndërhynë për eleminimin e rrjedhjeve të ujit në lagjet e sipërme

Ndërmarrja e ujësjellës –kanalizimeve në Gjirokastër gjatë këtyre ditëve me temperatura të ulta ,ka ndërhyrë në lagjet e sipërme të qytetit .Po punohet për eleminimin e rrjedhjeve të ujit në rrjetin shpëndarës ,pasi ngricat e ditëve të fundit kanë krijuar probleme, kjo edhe për shkak të amortizimit të rrjetit.
Drejtori i kësaj ndërmarrjeje thotë se : “ngricat e ditëve të fundit na kanë sjelle disa problematika në lagjet e sipërme të qytetit . Kryesisht në lagjet Partizani ,Manaj ,Palorto etj… Janë shfaqur shumë problematika për shkak të rrjedhjeve të ujrave në rrugë .Kjo edhe për shkak të rrjetit të amortizuar, por edhe se banorët tregohen të pakujdesshëm duke lënë çezmat hapur. Megjithatë ne jemi në terren , po punojmë që të shmangim problematikat” .
Përfaqësuesit e ndërmarrjes së ujësjellës –kanalizimeve në Gjirokastër apelojnë për banorët , që të mos lënë çezmat hapur pa qënë e nevojshme. Në këtë mënyrë do të shmangen ngricat nëpër rrugë , për aq kohë sa temperaturat do të jenë të ulta .