Nderohen 13 personalitete të kulturës e sportit
Ceremonia
Me propozim të ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferaj, do të dekorohen sot nga Presidenti i Republikës në një ceremoni të zhvilluar paradite në sallën "Tefta Tashko Koço" të MTKRS-së, disa prej personaliteteve më të njohura të artit, sportit dhe kulturës. Alfonc Balliçi, Ilia Terpini, Zyliha Miloti, Ahmet Golemi, Ali Xhixha, Ethem Qerimaj, Muhabet Bega, Koço Devole, Xhelal Tafaj, Muharrem Hoxha, Suzana Prifti, Florinda Mazreku, Vladimir Kotani janë personalitetet që do të nderohen me urdhrin “Mjeshtër i madh” dhe “Naim Frashëri” i Artë dhe i Argjendtë. Artistë të tjerë më parë kanë marrë pensione të posaçme apo tituj mirënjohjeje nga Ministria e Kulturës.
#