E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nderohen heronjtë e Hereqit

Nga Express më 23 prill 2011 në ora 21:35

Në fshatin Hereq të Gjakovës të shtunën është zbuluar një pllakë përkujtimore kushtuar 23 të vrarëve në vitin 1945 nga forcat serbo-komuniste.

Në ceremoninë e zbulimit të pllakës ka marrë pjesë edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka. “Kemi për detyrë të ndriçojmë historinë dhe të nderojmë të rënët”, tha ai. Po të shtunën, janë përkujtuar edhe dëshmorët e këtij fshati të rënë gjatë luftës së fundit në Kosovë. “Këto dy data nuk janë thjesht data, por epoka që i lidh gjaku, sakrifica sublime për liri”, theksoi Lauka.

Në ceremoni ka folur edhe kryetari i Komunës së Gjakovës, Pal Lekaj.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›