E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benitez synon Chelsean

Nga Express më 23 prill 2011 në ora 17:52

Rafa Benitez dëshiron ta merr punën e Carlo Ancelottit në Chelsea.

Sipas të përditshmes angleze The Guardian, ish menaxheri i Liverpoolit ka shprehur interesim për drejtimin e Chelseas nëse pronari i gjigantit londinez, Roman Abramovich, vendos për shkarkimin e Ancelottit në fund të këtij sezoni.

Benitez është pa angazhim prej përfundimit të aventurës së tij të shkurtër gjashtëmujore në Inter në dhjetor të vitit të kaluar.

Më herët, ai ishte përmendur si kandidat për postin e trajnerit në Atletico Madrid.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›