E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lihtenshtajni jepet me qira

Nga Express më 23 prill 2011 në ora 17:30

Ai është një vend tërheqës alpin me terrene të shkëlqyeshme për ski, me një kështjellë përrallore dhe me një sipërfaqe të ngjeshur prej 160 kilometra katrorë.

Tani, krejt shteti i vogël i Lihtenshtajnit po jepet me qira për vetëm 40.000 funte për një natë.

Të interesuarve të cilët e pranojnë ofertën e pazakontë po u premtohet administrimi i principatës alpine, e cila ndodhet në Evropën Qendrore, ndërmjet Austrisë dhe Zvicrës.

Oferta unike për qiradhënie po reklamohet në uebsajtin amerikan “Airnbn”, i cili rëndom ofron ndihmë për akomodim të pushuesve në apartamente me qira dhe i cili po ofron principatën e vogël evropiane me qira bashkë me firmën vendore të marketingut “Xnet”.

“Pronarët” e rinj, posa të arrijnë në vend, do të marrin një “çelës simbolik të shtetit”, në një ceremoni në parlamentin e ri të vendit.

Qiraxhinjtë mund të organizojnë një paradë apo edhe të emërojnë ndonjë nga rrugët e Lihtenshtajnit për nder të tyre – përkohësisht.

Vendi mund të merret me qira për minimum dy net, por qiraxhinjve u premtohet një fundjavë e ngjeshur – shijim i verës nga bodrumi i Princit të Lihtenshtajnit, ski dhe darkë e bollshme me pamje nga Kështjella e Vaduzit.

Popullsia e vendit prej 33.000 banorë do të ketë të drejtë të qëndrojë, por qiramarrësit i premtohet një “pjesë e madhe” e territorit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›