E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja për pronën në Lushnjë, në pranga autori



Pas një aksioni të shpallur që nga dita e mërkurë, forcat e policisë kanë arritur të arrestojnë në flagrancë autorin e ngjarjes së rëndë që ndodhi Hysgjokaj të Lushnjës, Luftar Sharka. Sipas burimeve policore, ndaj tij rëndon akuza e vrasjes me thikë të bashkëfshatarit të tij 32-vjeçar, Ilir Leka. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të mërkurën për shkaqe banale të pronësisë, bazuar te një konflikt i çastit për lejimin apo jo të dhenve të bashkëfshatarit në kullotën personale. Ka qenë 32-vjeçari Ilir Leka që ka mbetur i vrarë në orët e para të mëngjesit me thikë nga një person i cili dyshohet të ketë qenë Luftar Sharka. Ilir Leka u dërgua në spital, por ndërroi jetë nga plagët e rënda, ndërkohë që pas ngjarjes së rëndë Luftar Sharka është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Vdes nga korrenti punëtori i ndërtimit, në pranga kolegët

Policia ka kryer arrestimin në flagrancë të dy punëtorëve, 47-vjeçarit Fehmi Kaca dhe 28-vjeçarit Julian Prifti, që të dy banues në Tiranë. Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se ata kanë shkelur rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes në punë, ku si pasojë në pallatin që po ndërtohet, në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, nga firma “Alfa konstruksion”, ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me korrentin elektrik, 20-vjeçari Erjon Murati. U kryen veprimet procedurale dhe në cilësinë e provës materiale u bllokuan kablloja elektrike dhe dokumentacioni përkatës i firmës.

8 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›