Vendimet ministrite e suksesshme dhe te deshtuara
Ministria e Brendshme dhe ajo e Financave jane dy dikasteret qe kane propozuar me shume vendime pergjate nje viti qeverisjeje. Duke u nisur vetem nga numri i VKM-ve te miratuara nga Keshilli i Ministrave te propozuara nga keto dy ministri duket qarte se pikerisht keto dy dikastere mbajne dhe peshen me te madhe te punes se qeverise. Pas tyre vjen Ministria e Arsimit dhe Ministria e Puneve te Jashtme. Edhe keta dy dikastere nuk kane mbetur pas per nga numri i nismave te ndermarra dhe qe me pas jane kthyer ne vendime te Keshillit te Ministrave. Por nje numer i konsiderueshem vendimesh jane propozuar nga vete kreu i Ekzekutivit. Kryeministri Berisha ka propozuar rreth 30 vendime duke filluar nga shtatori i vitit 2009 dhe deri tani ne tetor te 2010-s. Ndersa Ministria me me pak iniciativa ligjvenese eshte ajo e Mjedisit.
Statistikat
Gazeta Albania kontrolloi ne faqen zyrtare te Keshillit te Ministrave te gjitha vendimet e marra dhe burimin e propozimeve te tyre. Pra se cila ministri kishte ndermarre nismen per te bere nje propozim i cili me pas eshte kthyer ne VKM. Ne baze te ketij vezhgimi rezultoi se Ministria e Brendshme ka propozuar rreth 124 vendime pergjate nje viti qeverisjeje. Vendimet me te shumta te kesaj ministrie lidhen kryesisht me transferim pronash por dhe me kompetencat e Policise dhe te pushtetit vendor. Pas saj vjen Ministria e Financave me 114 vendime shumica e te cilave lidhen me percaktim te nivelit te pagave te nepunesve te administrates shteterore. Nje tjeter Ministri me numer te larte propozimesh eshte ajo e Arsimit me rreth 77 te tilla. Gjate ketij viti Ministria e Arsimit ka me shume vendime per hapje te universiteteve te reja private dhe te percaktimit te programeve te studimit te niveleve Master Doktorature etj. Me pas vjen Ministria e Puneve te Jashtme e cila pergjate ketij viti qeverisjeje ka propozuar rreth 57 vendime te cilat lidhen kryesisht me ratifikim marreveshjesh bashkepunimi me vende te ndryshme te Europes dhe te botes. Nje tjeter dikaster i rendesishem eshte ai i Ekonomise dhe Energjetikes qe ka paraqitur prane Keshillit te Ministrave rreth 43 vendime. Propozimet e kesaj ministrie lidhen me dhenien me koncesion te nje sere hidrocentraleve te reja. Edhe Ministria e Transporteve dhe Puneve Publike ka paraqitur ne qeveri rreth 43 nisma per VKM.
Kryeministri Berisha ka paraqitur rreth 30 propozime te cilat lidhen me emerim dhe shkarkim drejtuesish te larte si dhe me nisma per informatizimin e sistemeve te ndryshme. Ministrite e tjera kane nje numer me te vogel nismash ligjore. Ministria e Mbrojtjes ka paraqitur vetem 18 nisma Ministria e Integrimit 19 te tilla Ministria e Punes 15 Ministria e Inovacionit 16 Ministria e Kultures 14 dhe Ministria e Mjedisit vetem 7 duke shenuar numrin me te vogel te propozimeve te bera ne Keshillin e Ministrave.
Vendimet
Dy qeverite e drejtuara nga Berisha ne mandatin e pare dhe ne mandatin aktual kane kaluar nje volum te konsiderueshem vendimesh projektligjesh dhe aktesh normative krahasuar me qeverite socialiste. Te dhenat statistikore e faktojne nje gje te tille. Keshilli i Ministrave eshte mbledhur cdo jave gjate gjithe vitit duke pasur nje axhende te ngjeshur ne takimet e saj. Por pertej volumit te madh te dokumentacionit qe ka kaluar per miratim apo qe i eshte derguar Kuvendit per shqyrtim dhe votim ka jo pak raste kur nje pjese e vendimeve nuk kane qene transparente. Nje gje te tille e ka konstatuar edhe nje studim i publikuar disa muaj me pare nga nje organizate joqeveritare.
Boks
Nje kriter per vleresimin e punes se ministrave
Gazeta Albania ka shqyrtuar te gjitha vendimet e Keshillit te Ministrave qe jane miratuar qe nga krijimi i saj ne muajin shtator te vitit 2009. Ne tabelen e meposhtme jepen te dhena statistikore sipas ministrive. Numri i vendimeve qe jane derguar ne qeveri eshte nje komponent i volumit te punes qe perballon cdo institucion ministror ndonese nuk eshte kriter domosdoshmerisht kryesor per te percaktuar nese nje ministri eshte e suksesshme ose jo duke iu referuar sasise se vendimeve. Gjithsesi te dhenat qe paraqiten ne kete shkrim jane nje pike referimi per ministrat e suksesshem apo te deshtuar. Ato jane marre ne faqen zyrtare te Keshillit te Ministrave.
VENDIMET SIPAS MINISTRIVE
Kryeministri 30
Ministria e Brendshme 124
Ministria e Finances 114
Ministria e Arsimit dhe e Shkences 77
Ministria e Jashtme 57
Ministria e Drejtesise 46
Ministria e Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes 43
Ministria e Puneve Publike dhe Transportit 43
Ministria e Shendetesise 39
Ministria e Bujqesise Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit 24
Ministria e Integrimit 19
Ministria e Mbrojtjes 18
Ministria e Inovacionit dhe Teknologjise se Informacionit dhe Komunikimit 16
Ministria e Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta 15
Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve 14
Ministria e Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave 7
STUDIMI
Qeveria shkel ligjin nuk publikoi ne Fletoren Zyrtare 1183 vendime
Nje studim i bere ne muajin prill te ketij viti nga nje organizate joqeveritare nxori ne drite shkeljet e renda dhe mungesen e theksuar te transparences ne mospublikimin e vendimeve ne Fletoren Zyrtare sipas kritereve te percaktuara nje ligj. Monitorimi i Qendres per Ceshtjet e Informimit Publik ka zbuluar se jane plot 1183 vendime te Keshillit te Ministrave qe nuk jane botuar ndonese ato jane vene ne zbatim duke shkelur ne menyre flagrante ligjin.
Nga vezhgimi u vu re se vendimet e Keshillit te Ministrave qe u identifikuan me se shumti te pabotuara ne Fletoren Zyrtare nje pjese e tyre jane me karakter individual dhe jonormativ. Numri i tyre arrin ne rreth 380. Duke iu referuar ligjit te vitit 2003 Per organizimin dhe funksionimin e Keshillit te Ministrave nga ky raport del se edhe VKM me karakter individual duhet te botohen detyrimisht ne Fletoren Zyrtare.
Qendra per Ceshtjet e Informimit Publik shprehet se nuk eshte ne gjendje te hamendesoje nese prapa mungesave qe konstatohen ne botimin e Fletores Zyrtare te akteve te Ekzekutivit ka qellime jotransparente apo mungese vullneti per te respektuar ligjin. Studimi perfshinte edhe botimin e ligjeve te pergatitura nga Kuvendi ku situata paraqitet e kenaqshme megjithese jane konstatuar parregullsi.
1 Nentor 2010