Nderohet skulptori Shaban Haderi, "Artist i Popullit"
Kryeministri Berisha: Me talentin, perkushtimin dhe atdhetarine e tij, kolosi i kultures shqiptare Shaban Haderi, i la vendit dhe kombit nje trashegimi jashtezakonisht te pasur dhe te cmuar
U zhvilluan dje paradite ne mjediset e Galerise Kombetare te Arteve, homazhet ne nderim te skulptorit Shaban Haderi, "Artist i "Popullit", qe mbylli syte dy dite me pare, ne moshen 82-vjecare. Per te nderuar skulptorin qe ka gdhendur "Heronjte e Vigut", bustin e "Enver Hoxhes", monumentin "Nena Shqiperi", monumenti i Pavaresise ne Vlore etj, e qe eshte njeherazi nje prej themeluesve te shkolles shqiptare te skulptures, ishin te pranishem vec miqve, artisteve e te afermve, edhe perfaqesues te larte te vendit, mes se cileve edhe kryeministri Sali Berisha, kryeparlamentarja Jozefina Topalli, kreu i opozites Edi Rama etj. "Shaban Haderi ndahet nga jeta si nje nga korifejte me te medhenj te artit dhe skulptures shqiptare. Me talentin, perkushtimin dhe atdhetarine e tij, Shaban Haderi i la vendit dhe kombit nje trashegimi jashtezakonisht te pasur dhe te cmuar. Shqiperia humbet keshtu skulptorin e saj te madh, intelektualin e shquar, si edhe nje qytetar shembullor", tha ne fjalen e tij kreu i qeverise, Sali Berisha, duke vleresuar skulptorin qe vuante prej shume vitesh nga semundja e Parkinsonit. Sipas kryeministrit, i cili ngushelloi familjen dhe miqte e artistit, trashegimia e Haderit eshte kontributi dhe kujtimi me i ndritur i ketij kolosi te kultures shqiptare. Te njejtin vleresim dhane edhe te pranishmit e tjere. Shaban Haderi, i cili ka perfunduar studimet e larta ne Rusi dhe qe per dy vjet me radhe drejtoi Galerine e Arteve, duke u bere drejtor i pare i ketij institucioni, eshte nje nga pedagoget e pare te Institutit te Larte te Arteve se bashku me skulptoren Kristina Koljaka dhe piktoret Guri Madhi dhe Vilson Kilica. Aktualisht, ne fondin e Galerise Kombetare te Arteve Tirane, ruhen 27 punime te Haderit.
Krijimtaria e Shaban Haderit
Krijimtaria e tij ndahet ne dy periudha. E para ndermjet viteve 1950-1990. Ne keto vite ai ka nje krijimtari te pasur. Ajo filloi me ekspozimin e suksesshem per kohen, te punimit te diplomes ne vitin '58-'59. Ky punim ndiqet nga trajtimi i shume portreteve, kompozimeve, relieveve dhe monumenteve. Ne kete periudhe ai krijoi "Portret vajze" 1966, "Luftetari i lirise 1912", "Sportisti" 1964, "Pas betejes" 1967, "Portret malesoreje" 1985; "Kapedani i Delvines" 1982; "Isa Boletini" 1978; "Heronjte e vigut", 1967; "Busti i Skenderbeut" 1967; "Monumenti i Pavaresise" 1972, bronz Vlore, punuar se bashku me skulptoret Kristaq Rama dhe Muntaz Dhrami, "Relievi i 1920", punuar me bashkautoresi me skulptorin Muntaz Dhrami, "Nena Shqiperi" perseri me grupin e njohur te skulptoreve Rama, dhe Dhrami. Monumenti i Enver Hoxhes, bronz 1988, i cili u vendos ne qender te Sheshit Skenderbe u realizua sipas bocetit te kryer prej skulptori Haderi, i cili u hoq prej andej nga revolta popullore e vitit 1991.Ky monument u punua prej skulptorit se bashku me piktorin Sali Shijaku qe konkurroi ne grup me Shaban Haderin, per kater monumentet qe iu kushtuan Enver Hoxhes. Po ne kete periudhe skulptori peson nje paralize, e cila e demton ne tru, trup dhe e terheq pothuajse teresisht nga krijimtaria ne skulpture.
Per krijimtarine e tij te gjere gjate periudhes krijuese 1950-1990 eshte nderuar me dy tituj "Skulptor i merituar" dhe "Skulptor i popullit". Gjithashtu ai eshte nderuar me disa urdhra, dekorata, dhe ka fituar disa cmime gjate kesaj periudhe. Ai eshte nderuar per punimet "Heronjte e vigut", "Enver Hoxha", Monumenti i Pavaresise, ne Vlore e tjere.