Serbia tërheq për konsultime ambasadorin nga Podgorica
Ministria e Jashtme e Serbisë i ka paraqitur sot demarsh përfaqësuesit të Malit të Zi në Beograd, me rastin e vendimit për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me, siç thuhet, "institucionet e përkohshme vetëqeverisëse në Prishtinë".
Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme të ambasadorit të Serbisë në Podgoricë për konsultime në Beograd, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme të Serbisë.