E Shtunë, 31 Tetor 2026

Histori e shkurter e te ardhmes qe po e jetojme

Zanafilla e degradimit te kombit ne etni eshte e lidhur me tendencat retrogarde ne kushtet e postmodernitetit. Nese ne modernizem etnia behej komb, ne postmodernizem kemi prirjen per ta kthyer kombin tek etnia. Ne kete kuptim, jetojme ne epoken e cila duket qe me shume i perngjan periudhes se Kongresit te Vjenes te vitit 1815 sesa Konferences se Versajes te vitit 1919. Pra, bota po ecen perpara drejt feudalizmit: perandori rajonale me provinca a vilajete si te shoqeria agrare, dhe jo shtete-kombe sikurse ne modernitetin industrial. Nje shekull me pare, Konferenca e Versajes nxori shume kufij te rinj nga kombe te shumta qe u cliruan dhe krijuan shtetet e tyre. Numri i njerezve ne Evrope qe ishin pakice kombetare ne shtetet ku jetonin, u pergjysmua (megjithese kjo u arrit zakonisht permes asaj qe sot e quajme 'spastrim etnik'). Dy shekuj me pare, Kongresi i Vjenes e nxori Evropen lindore te ndare midis Habsburgasve, Romanoveve dhe Osmaneve. Lart kishim burokraci te centralizuar dhe perfund saj kishim krahina te llojllojshme me etni te ndryshme.
Duket qe Ernest Gellner do te behet gjithnje e me i famshem ne te ardhmen aspak te larget. Jo pse i kishte te drejta bindjet, por me pare pse i ndante ato me politikeberesit e fuqive te medha sot. Fundja, nje studiues mund te analizoje e parashikoje, por kete s'mund ta beje nje superfuqi. Kur parashikon superfuqia, atehere ky nuk eshte me parashikim, por projekt i saj. Konferenca e Versajes afirmoi sistemin me shtete-kombe dhe me te drejten per vetevendosje. Por ky sistem nuk kishte qendrueshmeri dhe u shemb ne furtunen e pare, konstaton Ernest Gellner. Erdhi ne pushtet Hitleri (qe nisi Luften e Dyte Boterore) dhe Stalini. Prandaj, Vjena 1815 dhe jo Versaja 1919, besohet qe paraqet formulen e stabilitetit. Keso bindje gellneriane kane edhe shumica e zyrtareve te larte ne Bruksel, Uashington e gjetiu.
Rritja e rrezikut te terrorizmit nderkombetar dhe lehtesia e posedimit dhe operimit me arme te fuqishme edhe per shtetet me te vogla, vetem sa i jep zjarr arsyetimit konservativ te qendrave te fuqishme per nevojen e perandorive rajonale dhe autoriteteve mbikombetare. Gellner, ne librin e tij Nacionalizmi, qe iu botua dy vjet pas vdekjes, dhe te cilin e perktheu ne shqip Bashkim Shehu, hapur ben thirrje per autoritete efektive mbikombetare perkundruall krijimit te autonomive lokale, qe do te dilnin si pasoje e procesit qe ai thote se do te mund te quhej kantonizim (sic.). "Ashtu sikurse qe dikur qytetet-shtete ishin nenkombetare kurse perandorite ishin mbikombetare, edhe instancat e parandalimit te katastrofave berthamore apo ekologjike, te kontrollit ndaj tregtise se droges e te armeve, e keshtu me radhe, duhet te jene mbikombetare, ndersa instanca qe do te administroje shkollimin dhe sistemin e mireqenies mund te behet nenkombetare." - shkruan Gellner, per te vazhduar me testamentin e tij qe permblidhet te "perparesia e stabilitetit, shmangia e destabilizimit pa shkaqe te forta dhe pa mjete per nje kalim te rregullt ne regjimin pasardhes; centralizimi i funksioneve kryesore te ruajtjes se rendit dhe kantonizimi i funksioneve sociale; pluralizmi kulturor, de-fetishizimi i truallit."
Mbase edhe sajimi i identitetit kosovar si identitet kombetar, gjithsesi ne llogari te identitetit kombetar shqiptar, eshte procesi i njejte i shnderrimit te Kosoves nga shtet (normal) qe realisht nuk eshte, ne regjion (te BE-se) qe tashme disi eshte. Nevoja e perandorise per t'u zgjeruar, qe vjen si burokrat nderkombetar, aspiron te perkthehet ne deshire te vendasit qe nuk do te ndjehet i perjashtuar.
Vendasi ne Kosove eshte vendas i nderkombetareve, vendasi per nderkombetaret. Me kalimin e viteve edhe vete qytetaret e Kosoves nisen ta quajne veten vendas, vendore. Jo me ne kuptimin e autoktonesise qe vinte nga kundershtimi i pretendimeve te Serbise, por si pasoje e realitetit ku dominohemi nga nderkombetaret. Ata na quajne 'locals' qe eshte nje eufemizem postmodern i 'natives' apo 'indigenous', kurse ne i quajme 'internationals' qe eshte eufemizem per 'colonisers'. Pra, ne i quajme nderkombetare sepse jane kolonizatore qe s'duan te quhen ashtu, ndersa ne jemi lokale sepse jemi indigjene qe s'duan te na quajne keshtu. Nderkombetari tash perhere e me shume eshte pikerisht evropiani i derguar nga Brukseli si qender e perandorise ne konsolidim e siper. Herman Van Rompuy u zgjodh president i Keshillit Evropian mu pse eshte federalist, sepse e do BE-ne si Evrope te regjioneve. BE-ja e pershkruan veten si entitet qe per nga soliditeti i brendshem eshte me shume se OKB-ja e me pak se ShBA-ja, porse sigurisht ne udhetimin prej te pares kah e dyta. Traktati i Lisbones eshte shprehje politike e centralizimit te BE-se, e orvatjes se saj per t'u bere njera nga perandorite boterore; tregu i perbashket, valuta e perbashket euro dhe Banka Qendrore Evropiane, jane shprehje ekonomike dhe financiare te kesaj perandorie ne ngritje; nderkaq, SFOR-i ne Bosnje dhe EULEX-i ne Kosove, jane shprehje ushtarake dhe policore te eksperimentimit per nje ushtri dhe polici panevropiane ne te ardhmen. Bosnja dhe Kosova jane vende qe kane ngecur, mirepo ato jane edhe poligone ku te tjeret mund ta shohin te ardhmen.
Komentatori i njohur i Newsweek-ut, Fareed Zakaria, para dy vjeteve paraqiste tezen qe nese ShBA-te jane boll te mencura, atehere bota do te behet multipolare. Perndryshe, thoshte ai, bota do te behet teper e rrezikshme dhe e rrezikuar. Zakaria ftonte ShBA-te qe te mesojne nga Perandoria Britanike, perkatesisht nga terheqja e mencur dhe afatgjate e saj. Lufta e Dyte Boterore po merrte fund ne Jalte ku Roosevelti, Stalini dhe Churchilli po e ndanin Evropen. Njemend, cfare bente Churchilli aty gjersa dihet qe rendesia e tij s'krahasohej dot me ate te Rooseveltit e Stalinit? Churchilli ne Jalte, mandej anetaresia e perhershme e Britanise se Madhe ne KS te OKB-se etj., jane rezultate te terheqjes se urte dhe evolucionare te Britanise nga pozitat e Pax Britanica, duke i siguruar asaj nje rol te rendesishem te vazhdueshem ne skenen boterore. Prandaj, ka mundesi qe presidenti aktual i ShBA-ve, Barack Obama, ta kete lexuar Fareed Zakarian, sepse pergjithesisht pranohet qe me ardhjen e Obames ne pushtet, politika e jashtme amerikane ka pesuar nje zhvendosje prej fjales 'liri' te fjala 'respekt'. Duket qe Barack Obames i ka rene hise ta filloje menaxhimin per kalimin e botes nga te qenit e saj unipolare ne multipolare. Nese ne pjesen me te madhe te shekullit XX bota ishte bipolare (ShBA-BRSS), dhe qe prej vitit 1989 ajo u be unipolare (ShBA), ne shekullin XXI, pervec ShBA-ve, me gjase do ta kemi edhe BE-ne, si dhe ate qe tashme quhet BRIC (Brazili, Rusia, India dhe Kina).
Ne kete kontekst, Ballkani edhe nje here rishfaqet ne histori si gjeostrategji. Rajoni i Ballkanit serish paraqet nje territor ku perplasen perandorite, nje territor ku s'jane percaktuar ende kufijte e perandorive. Ajo qe dikur ishte Rusia e Romanoveve, sot eshte Rusia e Putinit. Ajo qe dikur ishte Perandoria Austro-Hungareze e Habsburgasve, sot eshte Bashkimi Evropian. Nderkaq, ajo qe dikur ishte Perandoria Osmane, sot jane ShBA-te. Ende asgje s'dihet se si do te mbaroje. Ne kete udhekryq kohor e hapesinor, aq me teper pse behet fjale per udhekryq, edhe nje here, faktori popull eshte me i rendesishem se kurre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›