Ndërprerja e mësimit, Tafaj në Dibër
Përpos vizitës së mbajtur një ditë më parë në Dibër nga ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, sot më pranë këtij qarku ka qënë Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj.
Ministri ndër të tjera ka mbajtur një takim me Shtabin e Emergjencave në qytetin e Peshkopisë, sikundër ka inspektuar situatën në terren në komunën Kastriot.
Gjatë kësaj vizite, ai evidentoi problemet në terren dhe me një fokus të veçantë mbi gjëndjen e shkollave.
Ndërkaq, Dibra një ditë më parë u vizitua nga ministri i Shëndetësisë, i cili pati takime me kreun e Shëndetësisë, prefektin e Qarkut Dibër dhe drejtuesin e spitalit rajonal.