Princi i Holandës në gjendje të rëndë, u zu nga orteku

Johan Friso
Princi i Holandës Johan Friso është në gjendje kritike për jetën pasi është goditur nga një ortek gjatë kohës që po bënte ski në perëndim të Austrisë. Zyrtarët thonë se princi 43-vjeçar u zu nga dëbora për 15 minuta dhe pasi u nxor që andej.
Ai është sjellë në jetë dhe më pas është dërguar në spital në Innsbruck por qeveria Holandeze thotë se gjendja e tij është stabël por ende nuk është jashtë rrezikut.
Friso është djali i dytë i mbretëreshës Beatrix. Bashkë me princin me pushime në alpet e Austrisë ndodheshin edhe disa pjesëtar të tjerë të familjes mbretërore.