Uganda bëhet shteti i 88-të që njeh pavarësinë e Kosovës
Në ditën e 4-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së saj, Kosova fiton edhe një njohje të re, njohjen nga shtetit i Ugandës.
Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i zëvendëskryeministrit të Kosovës Behgjet Pacolli i cili në një konferencë për mediat dha lajmin dhe duke paraqitur edhe letrën verbale të këtij shteti.
Sipas tij, nota verbale kishe ardhur në adresë të zyrës së zëvendëskryeministrit Pacolli, pasi që, siç tha ai, ai ka qenë edhe kanali i vetëm që ka realizuar lobim për njohje të Kosovës nga ky shtet.
Kështu Uganda bëhet vendi i 88-të që njeh pavarësinë e Kosovës pas Haitit i cili njohu vëtëm pak kohë më parë shtetin më të ri të Europës.
Njohja nga ky shtet vjen në kohën, kur Kosova ka intensifikuar maksimalisht përpjekjet për të përmbyllur procesin e njohjeve te pavarësisë së saj.