Ndërpriten dritat në Lazarat dhe Viçidol, askush nuk paguan energjinë
Edhe pse kanë kanabis, makina të mira e shtëpi të bukura, dritat nuk i paguajnë. Ndodh kështu në Lazarat, ku është vendosur kufizimi i energjisë për shkak se nuk paguajnë dritat. Por në listën e zezë të zonave që nuk paguajnë energjinë është edhe vendlindja e kryeministrit Sali Berisha, Viçidoli në Tropojë. Siç raporton Shqip, në këtë fshat është ndërprerë energjia, pasi 43 familje nuk paguajnë fare energjinë, duke qenë debitorë në vlerën 73 milion lek të vjetra.