Vrasësi i foshnjës i bëri fshehtas ADN-në djalit të parë
Vrasja e foshnjës në maternitetin Koço Gliozheni nga Hysen Biba, ka provokuar edhe një sherr mes dy familjeve, asaj të gruas, Luljeta Peposhi, dhe familjes së Bibës. Këta të fundit thonë se djali i tyre ka probleme mendore, kurse familjarët e vajzës thonë se ai ka paguar që të dalë i sëmurë.
Familjarët e gruas thonë se nuk do të shkojnë në varrim pasi janë ndjerë të fyer. Madje ata tregojnë edhe një episod tjetër. Sipas tyre, Hysen Biba ka marrë edhe djalin e parë që kishte me Luljetën dhe i ka bërë analizën e ADN-së fshehtas. Fëmija ka rezultuar se është i tij. Familjarët e gruas e kanë pyetur se përse e bëri diçka të tillë dhe ai është përgjigjur se e ka bërë për garanci.
Çifti i ri grindej shpesh dhe një gjë të tillë e ka bërë edhe gjatë kohës që gruaja ishte në maternitet.