E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërpriten lëvizjet e makinave nga Tirana drejt zonave veriore

Situata në vend bllokon edhe lëvizjet e automjeteve nga Tirana në drejtim të zonave veriore. Drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Shkodra dhe Kukësi ,shprehin shqetësimin për pamundësinë për të udhëtuar për shkak të izolimit nga dëbora. Ata thonë se kur nisin rrugën drejt këtyre qyteteve arrijnë me vonesë. Në këtë rast, shpezimet për karburantë janë më të mëdha dhe nurmi i pasagjerëve është në rënie.
 

Teksa situata e rënduar ka krijuar panik për bllokimin e rrugëve kryesore, mjaft banorë thonë se e kanë të detyrueshme të udhëtojnë me mjete të rastit për shkak të punës apo familjes.
 

Ka më shumë se 2 javë që vendi është paralizuar prej dëborës dhe të ftohtit. Situata vjen duke u rënduar duke e berë gjithnjë e më shumë të vështirë lidhjen komunave dhe qyteteve.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›