Orteku i Restelicës në Kosovë, shkon në 10 numri i viktimave

Ka arritur në dhjetë numri i të vdekurve nga orteku që ka rënë dje në fshatin Restelicë të komunës së Sharrit në Kosovë.
Ekipet e kërkim- shpëtimit, që po vazhdojnë punën që nga dita e djeshme në vendin e tragjedisë, sot kanë gjetur edhe tre trupa të pajetë, veç 7 të tjerëve që u gjetën dje.
Sipas të dhënave të viktimat janë nga familja Reka. Mendohet se nën gërmadhat e shtëpive të mbuluara nga orteku ka ende të gjallë ose dhe të vdekur. Operacioni i kërkim shpëtimit po vazhdon .