Ish-bashkëshorti shpërthen në lot dhe thotë: Whitney, të dua!
Share
Bobby Brown u ngjit në skenë vetëm pak orë pas marrjes së lajmit për vdekjen e ish-gruas së tij duke lëshuar një mesazh tejet domethënës I love you!. Mediat raportojnë se ish-bashkëshorti ka qenë duke kënduar në një skenë në Mississippi pas marrjes së lajmit dhe ka deklaruar publikisht mesazhin e fundit për ish-gruan duke i thënë të dua. Houston e cila vdiq pak orë më parë ka lënë pas vajzën 19 vjeçare Bobbi Kristina të cilën e kishte gjatë marrëdhënies tejet të rënduar me bashkëshortin e saj për plot 15 vite. Por kjo performancë ka qenë mjaft e vështirë ndërsa ai ka qarë në skenë dhe publiku i ka dhënë kurajën të mund të jepte mesazhin ndonëse pa kënduar dot këngët e planifikuara.