E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha në Katar, nënshkruan marrëveshje për punësimin e shqiptarëve

Pas vizitës zyrtare disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku mori mbështetjen e Bashkisë së Uashingtonit për projektet strategjike të të zhvillimit të Tiranës, Kryetari i Bashkisë së Tiranës po zhvillon sot një vizitë në Katar.

Bashkia e Tiranës bën me dije se Kryebashkiaku i Tiranës është takuar me ministrin e Pushtetit Lokal në Katar ku kanë diskutuar për projektet e rëndësishme të Tiranës, siç janë projektet e punësimit, ato në infrastrukturë, etj.

Kryebashkiaku Basha nënshkroi sot edhe një marrëveshje binjakëzimi mes Tiranës dhe Dohas.

Marrëveshja në fjalë parashikon punësimin e një numri të madh shqiptarësh në Katar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›