Ndalohet autori i një vrasje në vitin 1997
Specialistët e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, pas një pune 2 mujore, kanë bërë të mundur zbardhjen e një vrasje të ndodhur në vitin 1997, si dhe dokumentimin e saj me prova ligjore. Kështu është arrestuar shtetasi Bilal Hajdar Mehmeti, i datëlindjes 1977, lindur dhe banues në Delvinë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje”.
Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas më datën 29.03.1997, rreth orës 11.30, në bashkëpunim me shtetasin Ilirjan Selfo Alinanaj, i datëlindjes, 1977, lindur dhe banues në Delvinë, në vendin e quajtur Kthesat e Muzinës në segmentin Jorgucat – Qafa e Muzinës rreth 2 kilometra mbi fshatin Jorgucat, i kanë dalë përpara të armatosur shtetasit Stefan Koka nga Delvina , i cili udhëtonte së bashku me bashkëshorten dhe 3 të afërm nga Kakavija në drejtim të Delvinës me autpmjetin e tij tip Benx me targa DL 08 93 A .
Nën kërcënimin e armëve i kanë kërkuar çelësat e makinës, por në moment bashkëshortja e tij, shtetësja Eleni Koka , rreth 35 vjeçe i ka marrë çelësat e makinës duke bërë rezistencë për të mos ua dhënë.
Shtetasi Bilal Mehmeti e ka qëlluar me pistoletë në kokë ku si pasojë e plagës së marrë, shtetësja Eleni Koka ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Bashkëpunëtori në këtë krim, shtetasi Ilirjan Alinanaj, është duke vuajtur dënimin në burgun e Rrogozhinës ,pasi është i dënuar me 11 vjet burg , për veprën penale të vjedhjes me armë, në vitin 2004, në vendin e quajtur Bistricë - Sarandë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale të “Vrasjes me dashje” dhe “Vjedhjes me armë”, parashikuar nga nenet 76 dhe 140 të Kodit Penal.