E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërpriten pa shkak investimet rrugore në Selitë, shpërthejnë ujërat e zeza në sipërfaqe

Punimet në bllokun 76 duhet të ishin mbaruar në nëntor të vitit të kaluar Infrastruktura rrugore është një nga problemet me shqetësuese për qytetarët. Edhe pse jemi në vitin 2010 ende në Shqipëri nuk ka një infrastrukturë rrugore, dhe kjo për shkak të mungesës së investimeve apo abuzimeve që bëhen me fondet. Nuk kanë qenë të paktë rastet kur gazeta jonë ka paraqitur fakte për abuzimet që bën Bashkia e Tiranës duke vjedhur fondet e akorduara për rikonstruksionin e rrugëve. Abuzimet që bashkia bën, janë nga më të ndryshmet

duke filluar që në bërjen atyre vetëm me asfaltim, duke i lënë ato një pjesë të shtruar e një pjesë tjetër të pa shtruar ose më keq akoma të fillojë së rikonstruktuari rrugët dhe ti ndërpresin punimet në mes pa përfunduar rruga. Kështu në bllokun 76, filluan punimet në fillim të vitit 2009, dhe duhet të kishin përfunduar sipas afatit në nëntor po të këtij viti. Në fakt afati për rikonstruksionin e rrugëve ka përfunduar në nëntor të vitit 2009, por ajo që nuk ka përfunduar janë rrugët në këtë bllok pallatesh. Punimet në këtë rrugë janë lënë për gjysmë pavarësisht se duhet të kishin përfunduar që në nëntor, por ende nuk dihet shkaku i ndërprerjeve të punimeve, pasi pavarësisht afatit të përfunduar, punimet në këto rrugë janë ndërprerë që para tre muajve. Qarkullimi i automjeteve jo vetëm në këtë bllok pallatesh por, edhe në zonën e Tiranës së Re- Selitë situata paraqitet mjaft problematike, pasi rruga është në kushte jo normale madje dhe lëvizja e këmbësoreve bëhet tejet e vështirë. Banorët shprehen të shqetësuar lidhur me punimet të cilat sipas tyre janë pezulluar tashmë prej kohësh. Gjendja në Tiran e Re-Selitë Në zonën e Tiranës se Re që të çon për në Selitë mund të thuhet dhe të cilësohet pa frikë se gjendja është alarmante kjo për shkak se ujërat e zeza kalojnë në kanale të hapura. Tirana e Re-Selitë është një tjetër segment rrugor i lënë në këtë gjendje nga bashkia e kryeqytetit. Bëhet fjalë për zonën e Tiranës së Re në rrugën që shkon deri në zonën e Selitës. Në zonën e banuar përgjatë Selitës, me përjashtim të një zone me studim urbanistik që në vitin 1992 për ndërtime vetjake, të gjithë zonat e tjera shkarkojnë në rrjedhjet natyrale. Kanalizimet ekzistuese përbehen nga tubacione betoni me diametër 300 dhe 400 mm, të vendosura në rrugët ekzistuese, të cilat shkarkojnë të gjithë në rrjedhjet natyrale. Këto rrjedhje natyrale, që deri vonë kanë qenë kanale të hapur, me zhvillimin e ndërtimeve në këtë zonë janë mbyllur nga vetë banorët ose ndërtuesit, me anë të tubacioneve të vendosur në shtratin e kanaleve, duke përdorur tubacione DN-300 deri DN-1000. Gjendja e kanalizimeve në këtë zonë mund të thuhet se është alarmante dhe kjo jo më tepër për faktin se ndodhin përmbytje kur ka shira, se sa për faktin që në pjesë të veçanta të kësaj zone, sidomos në Selitën e Vjetër, ujërat e zeza kalojnë në kanale të hapur, në afërsi të banesave, duke qenë një vatër e rrezikshme për shëndetin e banorëve.Ndërprerja e punimeve Prej me shume se tre muaj në këtë zonë nuk shikon asnjë makineri që të bëjë të mundur përfundimin e rrugëve. Në këtë rrugë të shikon syri vetëm gërmadhat e lëna sa në një cep të rrugën në një tjetër si dhe kanale të hapur dhe të lënë në mesë. Këtë strategji bashkia e ka ndjekur edhe në një tjetër zonë të banueshme siç është ai e bllokut 61.  Në këtë bllok pallatesh bashkia prej më shumë se 5 muaj në këtë bllok pallatesh nuk po kryhen punime, çka tregon se rikonstruksioni i rrugës ka përfunduar. Por nga panorama e paraqitur nuk tregohet e njëjta gjë. Në të gjithë këtë bllok pallatesh çdo punim që është bërë, duket sikur është bërë nga vetë banorët duke shtruar secili pjesën e rrugës përpara pallatit, dhe ai që nuk ka para nuk e shtron. Por jo, nuk është punë e kryer nga banoret e pallateve, por një investim i Bashkisë së Tiranës, që nuk dihet se për çfarë arsye ka pezulluar punimet duke e lënë rrugën një pjesë të shtruar dhe një tjetër të pa shtruar. Megjithatë një gjë është e sigurte se Bashkia e Tiranës në bllokun e pallateve 61 në qytetin e Tiranë në vitin 2009 kanë filluar punimet për përmirësimin në infrastrukturë në këtë bllok pallatesh. Por, në vend që të rregullonte rrugët në bllokut 61i ka kthyer ato një shqetësim për qytetarët. Të përmbyturit e Komunës së Parisit kërkojnë dëmshpërblim nga BashkiaBanorë të zonës së Komunës së Parisit të prekur nga përmbytjet pas hapjes së digës së Liqenit Artificial në Tiranë 6 vjet më parë, kanë kërkuar nga Bashkia e Tiranës dëmshpërblimin e munguar për dëmet që iu shkaktuan në atë kohë. Banorët ankohen se shtëpitë e tyre përmbyten gjithnjë në kohë reshjesh por deri tani nuk kanë marrë asnjë qindarkë, pavarësisht kërkesave të herëpashershme drejtuar pushtetit lokal të kryeqytetit. Të njëjtën gjë e kanë pohuar edhe këshilltar në mbledhjen e dy ditëve më parë të këshillit bashkiak. Këshilltarë të partisë Demokratike si dhe ata të LSI, kanë hedhur akuza në mos dhënie të një ndihmë për këta banor nga ana e Bashkisë së Tiranës. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në viti 2003 te komuna e Parisit ku komplet banorët e kësaj zonë u përmbytën për shkak të hapjes së digave të liqenit Artificial, dhe kreu i bashkinë nuk dha asnjë qindarkë për tu ardhur në ndihmëLiri Mëhalla

Last Updated on E Shtune, 16 Janar 2010 22:50

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›