Punonjësit e Postës në Fier shmangin urdhrat e Prefektit
Megjithëse prefekti i Fierit, Bujar Hasaj nxori një urdhër të veçantë ku kërkohej që zyrat e shpërndarjes së pasaportave në Fier të qëndronin hapur edhe në ditët pushim, dita e djeshme tregonte qartë që asgjë e tillë nuk ka ndodhur. Kështu edhe ato kanë qenë të mbyllura ditën e djeshme pavarësisht se nuk kishte ndonjë ditë pushimi, kjo ka për që qytetartë të irritohet dhe ti drejtohet zyrës së prefekturës për të ditur se kur do të tërheqin pasaportat e tyre e më pas
të largohen për në emigrim. Sipas njoftimit të institucionit të prefektit, qytetarët e interesuar kanë shkuar për të parë dhe janë larguar në pak sekonda për vetë faktin se sporteli ka qenë i mbyllur me dryn. Kam ardhur për të marrë pasaportën, duke menduar që sot nuk do të kishte shumë radhë, por sot qenka mbyllur fare. Vetë njoftuan që do të punonin edhe në ditët pushim, vetë i kanë mbyllur dyert . Nuk po merret vesh se çfarë po bëhet me ne. Nuk paska asnjë që të pyes, kështu që do të vij të hënën. Jam i detyruar, ka thënë Myzafer Haxhia, një i moshuar që ishte paraqitur për të marrë dokumentin identifikues. Ndërkohë si të mos mjaftonte kjo në pjesën e parme të sportelit vijon të qëndrojë e hapur një letër ku shprehimisht thuhet se e shtuna dhe e diela vijojnë të jenë pushim. Jo më shumë se 4 ditë më parë në këtë sportel u krijua kaos dhe radhë të pafund, për arsye se ditët pushim kishin akumuluar shumë kërkesa . Por mesa duket edhe e hëna do të risjell po të njëjtën situatë, pasi këto dy ditë qytetarët do të jenë të detyruar të presin fundjavën-pushim të punonjësve. Kujtojmë se qysh nga marrja e shërbimeve të këtyre zyrave nga firma private, situata ka mbetur po e njëjtë, ku askush nuk pyetet dhe nuk përgjigjet për atë që bën, duke lënë pas dore shërbimin cilësor ndaj qytetarëve që në çdo kohë duhet të mbetet I shenjtë.O. Filka