E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forumi për ngritjen e Termocentralit të ri në Kosovë

Prishtinë-Në Prishtinë mbahet sot Forumi 2015”, me temë “Kosova (C) Kosova e Re-dhe ku është interesi kombëtar në këtë projekt”. Gjatë këtij forumi pritet të diskutohet rreth realizimit të projektit të ndërtimit të Termocentralit të ri, që është padyshim projekti më i madh kosovar me të cilin synohet të rritet dukshëm potenciali ekonomik.

Përfaqësues të shoqërisë civile kanë theksuar se ky projekt do të avancojë pozitën e përgjithshme të ekonomisë kosovare dhe posaçërisht atë të energjetikës, mirëpo sipas tyre, skenarët e ndërtimit të këtij termocentralit sjellin shumë konflikte mjedisore, sociale, demografike, ka shumë fshehtësi në veprime dhe se interesi kombëtar i këtij projekti është cenuar dukshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›