E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruevski: Negociatat për emrin pas zgjedhje të PE-së

Shkup-Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, deklaroi se nuk priste që të gjente një zgjidhje për çështjen e emrit me Greqinë, para se në këtë vend të zhvillohen zgjedhjet për Parlamentin Evropian. "Nimic do të presë të përfundojnë zgjedhjet në Greqi dhe të krijohen kushte për negociata normale. Deri atëherë ndoshta do të ketë ndonjë komunikim, megjithatë nuk do të ketë diçka të madhe e serioze në atë drejtim?”-tha Gruevski.

Kryeministri maqedonas kërkoi nga homologu i tij grek, Kostas Karamanlis, të mos përdorë fjalor që i tensionon marrëdhëniet dypalëshe. "Kjo nuk është gjë e re prej tij, vazhdimisht fokusohet në këto gjëra, unë fokusohem për zgjidhje të problemit dhe jo në zënka. Do ta ftoja edhe atë që të mos merret me zënka, të mos merret me historinë, por të merret me gjetjen e zgjidhjeve të cilat do të jenë të pranueshme për të dyja palët dhe për qytetarët e dy vendeve"-tha më tej, Gruevski.

Reagimi i kryeministrit maqedonas erdhi pas një deklarate të homologut grek Kostas Karamanlis se rruga e Maqedonisë për integrimin në strukturat euro atlantike kalon detyrimisht nga marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›