Ndërpriten të gjitha ndërtimet në Prevallë

Ministria e Mjedisit ka marrë vendim që të ndërpriten të gjitha aktivitetet ndërtimore në zonën e Prevallës deri në afat të pacaktuar.
”Këtë vendim, ministri i MMPH-së, Dardan Gashi e ka marrë pas degradimit të mjedisit, gjegjësisht tejkalimit të kushteve dhe kritereve për ndërtim dhe mosrespektimin e udhëzuesit të MMPH-së që ju ka dërguar Komunës së Prizrenit për mënyrën e zbatimit të planit urban për këtë zonë”, thuhet në komunikatë.
MMPH do t''i shqyrtojë të gjitha lejet e ndërtimit të lëshuara në këtë zonë nga Komuna e Prizrenit, nëse janë konform gjendjes faktike në terren dhe ligjeve në fuqi.
”Ministri Gashi ka shfuqizuar vendimin e rreth 7 vjetëve më parë, me nr. 06/949/1-ZSP-1045 datë 04.09.2006 dhe pëlqimin e ministrit me nr. të prot. 06/2464/1 të datës 04.09.2006. Vendimi i ri hyn në fuqi menjëherë”, thekson komunikata e MMPH-së./Indeksonline/