E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëzohet aeroplani amerikan

Një aeroplan i madh ushtarak i SHBA-së është rrëzuar në Kirgizi, pranë kufirit me Kazakistanin.

Ministria për Emergjenca e Kirgizisë ka njoftuar se aeroplani është rrëzuar rreth 90 kilometra larg kryeqytetit Bishkek.

Sipas saj, ai po fluturonte drejt Afganistanit me disa tonelata karburant në bord. Si transmeton Rel, deri më tash nuk ka të mbijetuar dhe as trupa të zbuluar. Qeveria e Kirgizisë ka themeluar një komision special për të hetuar aksidentin.

Aeroplani thuhet të jetë zhdukur nga radari pasi është nisur nga qendra ushtarake e SHBA-së pranë Bishkekut./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›