Netanyahu: Çdo marrëveshje me palestinezët, në referendum

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë sot se çdo marrëveshje paqësore që mund të arrihet me palestinezët duhet të miratohet me referendum popullor.
Më herët këtë javë dy nga partnerët në koalicionin qeverisës të kryeministrit Netanyahu, Naftali Bennett dhe Yair Lapid, po ashtu e kanë mbështetur referendumin eventual.
Bisedimet paqësore ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve janë ndalur që nga viti 2010.
Si transmeton Rel, hulumtimet e opinionit në Izrael tregojnë se shumica e shtetasve e mbështesin idenë e gjetjes së zgjidhjes mes dy shteteve, por kundërshtojnë çfarëdo ndarje të Jerusalemit./Indeksonline/