Nderpritet legalizimi i ndertimeve ne zonat turistike
Zgjerohen hapesirat ne te cilat nuk do te lejohen legalizimet. Vendimi i djeshem i qeverise parashikon ndeprerjen e procesit per banesa qe jane ne zona turistike
Legalizimi nderpritet edhe per ndertesat qe jane ngritur prane rrugeve parqeve industriale dhe zonave ekonomike si dhe prane kufirit mbrojtes te tyre
TIRAN- Nje pjese e ndertesave te perfshira ne procesin e legalizimit rrezikojne te mos e marrin kurre lejen nga ALUIZNI. Vendimi i miratuar dje nga qeveria parashikon perjashtimin nga procesi i legalizimit te nje numri te konsiderueshem ndertesash si dhe nderprerjen e procedurave per ato objekte te cilat shkelin vijen e rrugeve jane ne zona ku eshte projektuar ndertimi i kompleksit turistik qe jane ndertuar mbi zona ku ekziston nje studim i meparshem urbanistik.
Ndryshimet e miratuara dje nga qeveria ne vendimin qe percakton kriteret dhe procedurat per objektet qe legalizohen ose jo zgjerojne edhe me tej zonat ne te cilat nuk do te kryhet legalizim banesash.
Madje ndryshe nga me pare tashme qeveria urdheron ALUIZNI-n qe te nderprese procesin e legalizimit per te gjitha ato ndertesa te cilat jane ngritur mbi hapesira te cilat rishtazi jane cilesuar si te ndaluara. Vendimi parashikon mos dhenien e lejes se legalizimit per keto objekte madje nese ajo eshte dhene ne kundershtim me vendimin e qeverise nga ALUIZNI ekzekutivi i njeh te drejten vetes qe ta anuloje ate.
Ndryshimi thelbesor ne kriteret per legalizimin e objekteve ka te beje me perjashtimin nga ky proces te te gjitha atyre ndertesave qe jane ngritur mbi zona ku eshte zhvilluar nje projekt studimor per zhvillimin e turizmit. Ky eshte edhe ndryshimi i cili pritet te preke nje numer te konsiderueshem familjesh qe kane ndertuar pa leje ne keto zona.
Vitet e fundit Keshilli i Rregullimit te Territorit te Republikes ka miratuar nje numer te konsiderueshem lejesh ne zona te ndryshme per ngritjen e fshatrave turistike hoteleve apo edhe projekte te tjera me qellim kryesor zhvillimin e turizmit. Kujtojme ketu zonen e Hamallajt ne te cilen disa jave me pare qeveria miratoi ndertimin e nje kompleksi turistik ne nje hapesire prej nje milion meter katror.
Pjesa me e madhe e zones eshte e zene me ndertime pa leje te cilat sipas vendimit nuk do te perfshihen ne procesin e legalizimeve.
Zona te tjera te perjashtuara nga procesi i legalizimit jane edhe ato ne te cilat eshte miratuar apo eshte duke u miratuar nje projekt per zhvillimin e tyre si parqe industriale zona defrimi apo edhe ekonomike.
Objekti i ndertuar pa leje ose shtesa e siperfaqes tej lejes se miratuar nuk kualifikohet per legalizim ose nese eshte kualifikuar legalizimi nderpritet ne cdo kohe perpara leshimit te lejes se legalizimit ne rast se legalizimi shkel vijen e ndertimit ne rruget e kategorise se pare te dyte dhe te trete studimet urbanisitike apo projektet e vecanta infrastrukturore rrugore te cdo niveli te miratuara a ne proces cenon zbatimin e projekteve per zona turistike zona komerciale dhe rekreative zonat ekonomike parqe dhe impiante industriale per te cilat ka studime te miratuara ose ne proces - eshte nje pjese e ndryshimeve te miratuara dje ne mbledhjen e qeverise.
Parashikohet gjithashtu mos legalizimi edhe i atyre ndertesave te cilat jane ngritur prane kufirit mbrojtes zonave turistike atyre ekonomike parqeve turistike etj.
Pas ketij vendimi ALUIZNI-t do ti duhet te nise edhe njehere verifikimet per te pare nese ndertesat qe jane ne proces legalizimi jane ngritur prane apo ne zonat e siperpermendura. Nese do te jete keshtu do te kerkohet nderprerja e procesit te legalizimit dhe brenda dy javeve do te vihet ne dijeni pronari i objektit. Ne rast se nuk eshte nderprere legalizimi Keshilli i Ministrave ka te drejten qe ta pezulloje ate proces me vendim te tijin.
Ndryshimet perfundimisht nuk ka legalizime ne Hamallaj
Ndryshimet e miratuara dje nga qeveria ne kriteret e perfshirjes ose jo ne procesin e legalizimit te ndertesave pa leje prekin drejt per drejt zonen e Hamallajt ne Durres. Miratimi i nga KRRTRSH-ja i planit per ngritjen e nje kompleksi turistik ne nje hapesire prej nje milion meter katror e ben kete zone nje nder ato qe do te vuaje pasojat me te renda te ketij vendimi.
Ne fillim te muajit korrik Inspektorati Ndertimor Urbanistik ndermori nje aksion per prishjen e ndertimeve pa leje ne kete zone duke hasur ne kundershtimin e ashper te banoreve. Aksioni degjeneroi ne nje perplasje midis forcave te policise dhe banoreve te zones.
Vazhdimisht banoret kane kundershtuar prishjen e shtepive duke kerkuar perfshirjen e tyre ne procesin e legalizimit. Duke se vendimi i djeshem i ka thene perfundimisht jo kesaj kerkese duke i lene rruge te lire prishjes se banesave. Ndertimet ne Hamallaj jane ngritur pas viteve 90 nga banore te ardhur kryesisht nga zonat veriore te vendit.