E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërpritet seanca, Topalli: Emergjenca, në fund

TIRANE- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka nderprere seancen, pasi kreu i grupit kuvendor te PS-se, Gramoz Ruci nisi te flase per situaten e emergjences per shkak te motit.

Sipas saj, emergjenca eshte planifikuar te diskutohet ne fund te rendit te dites dhe gjithe deputetet duhet te respektojne rendin.

Vendi po kalon në një situatë jo normale dhe në këto kushte çdo parlamend nuk do të merret me punën rutinë por të informonte për situatën. Shefi i ekzekutivit duhet të ishte në seancë ku të raportonte për situatën dhe të kërkonte edhe mendimin e të zgjedhurve të popullit qofshin këta të mazhorancës apo të opozitës”- tha Ruci ne fjalen e tij para deputeteve.

Sipas tij. edhe pse kemi dallime kjo fatkeqësi duhet të bashkoje opoziten dhe maxhorancen dhe oferta e opozitës është bërë e njohur prej ditësh.

Pas tij ka reaguar Topalli, duke e cilesuar deklaraten e Rucit jashte rendit te dites.  Hipokrizia nuk ju mungon por të ishte serioze do të bënit pyetje dhe inteperlancë. Je kundër rregullores tha ajo, duke njoftuar edhe nderprerjen e seances.

Opozita sot propozon planin e veprimit, publikuar vetem nje dite me pare si shpetim per gjendjen kritike te krijuar ne shume zona te vendit.  Plani afatshkurter dhe ai afatmesem pritet te shoqerohet me debate nga deputetet e shumices dhe te opozites, e cila ben pergjegjese qeverine per paaftesi dhe  mungese solidariteti ne menaxhimin e situates, per pasoje fajtore, sipas saj per gjendjen e mjeruar qe po kalojne banoret e zonave te bllokuara.

Ne rendin e dites parashikohen 10 pika, mes te cilave ligji për disa ndryshime në Kodin Civil, qe kerkon votim me shumice te cilesuar, pra miratimin edhe te opozites. Sipas ndryshimeve te bera ne Komision e Ligjeve, eshte hequr padia per shpifje, e fyerje, nderkohe qe ne Kodin Penal denohen shpifjet në internet përfshi këtu rrjetet sociale si Facebook, Twitter, You-tube etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›