E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre fëmijë të sëmurë në Ostren. 2 të humbur në Margegaj

Nuk kane te sosur problemet si pasoje e bllokimit nga bora. Mengjesin e sotem, kreu i Komunës së Margegaj Rexh Biberaj ne nje komunikim telefonik me NEWS24 njoftoi se kanë humbur kontaktet me dy persona nga fshati Kollak i Komunës Margegaj, për shkak se ndodhen të bllokuar në banesën e tyre në këtë fshat.

Sipas tij, shtëpia ndodhet në pyll dhe është e bllokuar dhe nuk ka asnjë kontakt për shkak se erngjia elektrike mungon prej ditësh në këtë zonë.

Biberaj bën me dije se ka njoftuar shtabin e emergjences, por ndërhyrja është e vështirë në këtë zonë, ndaj bën thirrje për ndërhyrje nga ajri.

Vetem pak me heret se kjo telefonate per ndihme, nje tjeter ka mberritur nga Ostreni ne Diber. Ka qene kryefamiljari Mitat Muca, qe ka njoftuar se tre femijet e tij jane te semure dhe kane nevoje per ndihme mjekesore.
Fëmijët kanë temperaturë të lartë, nuk mund të shkojmë deri në qendrën shëndetësore, trashësia e dëborës është e madhe, shkon mbi 1,5 metra, ka thene ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›