E Diel, 1 Nëntor 2026

Nderpritet seanca pas fjales se Tahirit

Tirane 27 tetor 2011 NOA- Seanca parlamentare e nisur paraditen e sotme eshte nderprere pak caste me pare nga drejtuesja e Kuvendit Jozefina Topalli.

Pushimi i punimeve te seances plenare erdhi pas fjales se deputetit socialist Saimir Tahiri i cili sipas Kryeparlamentares doli jashte rendit te dites duke folur per gjoben e marre nga ceshtja e deputetes demokrate Albana Vokshi.

Deputeti socialist Saimir Tahiri u gjobit nga Gjykata e Tiranes me 33 milione leke te vjetra. Perfituesja e kesaj shume eshte Albana Vokshi deputete e PD-se e cila e ka paditur kreun e PS-se se Tiranes per shpifje. Deklaratat e Tahirit u cilesuan nga gjykata si shpifje ndaj paditeses dhe se i kane cenuar nderin dhe dinjitetin. Gjykata i ka dhene te drejte Vokshit e cila pretendonte se i padituri e ka akuzuar ne menyre te vazhdueshme per te ardhurat e padeklaruara te perfituara nga bashkejetuesi i saj Arjan Tartari. Si rast Tahiri ka permendur nje koncesion nafte dhene kompanise Stream Oil ku Tartari ishte nje nga drejtuesit e kesaj firme.

a.y/NOA

Ne foto Deputeti i PS Saimir Tahiri

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›