Kodi, Gjiknuri:Do diskutojmë për rekomandimet e OSBE-së
Opozita dhe mazhoranca kanë nisur bisedimet për reformën zgjedhore. Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, që është i mandatuari i selisë rozë për këtë reformë, tha se PS është gati për të filluar punën dhe nuk kushtëzon reformën me ndryshimin e sistemit zgjedhor.
Ndërkohë ndryshimet në reformën zgjedhore sollën këtë javë në Tiranë një delegacion të Komisionit të Venecias dhe OSBE/ODIHR.
Në një konferencë për shtyp pas përfundimit të misionit, delegacioni i bëri apel klasës politike shqiptare të krijojnë sa më parë Komisionin parlamentar të reformës zgjedhore.