Ndërpritet seanca

Partia Demokratike dhe aleatët e saj në Qeveri kanë vendosur t’i lëshojnë bankat e Parlamentit, duke e lënë legjislativin pa kuorum të nevojshëm për vazhdimin e sancës.
Përveç kësaj, edhe Donika Kadaj-Bujupi e AAK’së, në emër të Grupit Joformal të Grave deputete ka kërkuar nga Kryesuesi që ta ndërpresë seancën pasi që në ora 14:00 shumica e grave do të shkojnë në Samitin që organizohet nga Presidentja Jahjaga.
“Ne do të mund të vazhdonim me seancën deri në orën 14:00”, ka thënë Visar Ymeri i Vetëvendosjes.
Kurse, Ismet Beqiri nga LDK, ka thënë se nuk është problem Samiti i Grave, por PDK’ja.
“Problemi zonja dhe zotrinjë është PDK që për herë të dytë po braktisë Parlamentin”, ka thënë ai.
Beqirit i ka ndihmuar edhe kolegu i tij, Sabri Hamiti.
“Ky është fillimi i rrënimit të demokracisë parlamentare”, ka thënë ai.
Duke parë mungesën e deputetëve, Kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka ndërprerë seancën.