E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoxhaj i uroi mirëseardhje ish-Sekretares Albright

E ftuara e nderit e Republikës së Kosovës në Samitin Ndërkombëtar të Gruas, i cili fillon punimet sot në Prishtinë, Madeleine Albright, ka arritur në Kosovë.

Ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, është pritur nga Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.

"Ministri Hoxhaj i ka uruar mirëseardhje ish-Sekretares Albright, duke shprehur mirënjohjen dhe konsideratat më të larta të institucioneve dhe popullit të Republikës së Kosovës për kontributin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ajo personalisht kanë dhënë për Kosovën në të gjitha fazat", thuhet ne njoftimin e MPJ'se.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›