Ofertë për dorëheqje
Lideri i LDK’së, Isa Mustafa i ka bërë një ofertë Presidentes Atifete Jahjaga për t’u larguar nga Presidenca.
Ai ka thënë se Presidentja duhet të ofrojë dorëheqjen dhe pastaj në një periudhë gjashtëmujore të mundësojë transicionin prej presidentea aktuale në atë që do të zgjidhej drejtpërdrejt.
Në një intervistë televizive, Mustafa ka deklaruar se është i gatshëm të takohet me homologët partiakë për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes së vitit të kaluar PDK-LDK-AKR.
Megjithëkëtë, pozicionet e Presidentes dhe të PDK’së mbesin të njëjta.
Atifete Jahjaga vazhdimisht ka përsëritur se nuk do të largohet nga posti i Shefes së Shtetit përderisa nuk merren vesh partitë politike. Madje, ajo ka thënë se nuk ia lejon të japë dorëheqje, pasi këtë nuk ia lejon Kushtetuta.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...