Reshjet e borës mbulojnë veriun
KUKËS- Reshjet e dëborës kanë risnisur mbrëmjen e së premtes edhe në qarkun e Kukësit.
Sipas informacioneve të marra në zonat e thella, bëhet e ditur se trashësia e dëborës aktualisht nuk i kalon 30 centimetrat, temperaturat kanë pësuar një ulje të madhe deri në -10 gradë celcius në zonat më të thella malore.
Më problematikë paraqiten akset Kukës-Shishtavec, Kukës-Bushtricë, Kukës-Qafë Shllak, Kukës-Krumë , Krumë-Bajram Curri, Bajram Curri-Fierzë ku trashësia e dëborës është e madhe dhe ngricat janë të pranishme.
Sa i takon aksit kombëtar Morin-Kukës-Kalimash aty borëpastrueset kanë punuar gjatë gjithë natës dhe deri tani nuk janë paraqitur probleme në qarkullimin e automjeteve
(el.me/news24/BalkanWeb)