Vrasje me armë zjarri në qendër të Elbasanit

Burime nga policia bënë të ditur se ngjarja ndodhi në lagjen “Vullnetari“ të Elbasanit, kur 40-vjeçari Ilir Rexhepi, pasi doli nga një lokal pranë qendrës së qytetit, u qëllua me armë zjarri nga disa shtetas ndërsa tentonte të hipte në automjetin e tij.
Për shkak të plagëve të marra, Rexhepi ndërroi jetë rrugës për në spitalin kirurgjik të qytetit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve, të cilët menjëherë pas krimit janë larguar me një automjet nga vendi i ngjarjes.
40-vjeçari Ilir Rexhepi, president i një firme të policisë private në qytet, është vëllai i ish-policit të vrarë dy vjet më parë, Roland Rexhepi.
/Start/E.B/
2011-12-30 20:57