E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Milanoja një 29-vjeçar

 Kështu, u krye ekstradimi nga Milano drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Renald Lefter Elmazi (Shushallari), 29-vjeç, lindur në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, më datë 14.06.2010, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” për kryerjen e veprës penale “Trafikim i femrave“.

Shtetasi Renald Elmazi akuzohet se në vitin 2009 ka shfrytëzuar për prostitucion shtetasen M.G., në Torino, duke e detyruar atë të punonte si prostitutë për llogari të tij.  Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi me datë 28.12.2010, në Torino, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. /Start/

                                                                                             2011-12-31 08:34
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›