Nderrimi i viteve gazetaret ne feste

Për herë të parë gazetarë të mediave televizive dhe të shkruara janë mbledhur sëbashku në një festë dedikuar tërësisht tyre. Pas një viti të gjatë pune dhe aspak monoton, fundviti i ka gjetur gazetarët sëbashku në një media party të organizuar nga Televizioni Alsat, Gazeta Panorama, Unioni i Gazetarëve, Gazeta "Standart" dhe “Sot”.
Gjithcka ka qënë një festë e vërtetë në Mumja Night Club në kryeqytet mejdiset e së cilës u mbushën plot përplot në mbrëmjen e vonë të së martës. Duke lënë mënjanë lajmet e ditës, cështje dhe prolematika të misionit të vështirë, gazetarët të gjithë koleg e miq kanë shijuar atmosfëren me muzikë live.
Vëllezrit korcarë Endri dhe Stefi interpretuan disa nga hitet e tyre, por edhe këngë që i përkasin nostalgjisë së këngës së lehtë shqiptare. Si shumë instucione e kompani edhe mediat programojnë festat e tyre të fundvitit për punonjësit, por ky ishte një rast i vecantë ku të gjithë gazetarët festuan sëbashku duke i uruar njëri-tjetrit një vit edhe më të bukur në përcjelljen e lajmit tek shqiptarët.
Aurela Papadhima