Tirane, disa zona pa drita
Terr në Tiranë, konkretisht në zonën e “Kinostudios”,”Don Bosko” dhe “Mine Peza”. Ende nuk ka të dhëna nga OSSH-ja e nëse grupet e elektricistëve po punojnë për riparimin e defekteve.
Në një lidhje telefonike per “Ora News”, korespodentja jonë theksoi se zona e “Don Boskos” ka mbetur pa energji prej një ore.
Tashme kjo zonë është lënë në mëshirë të fatit, duke i ndërprerë energjinë dhe shkaktuar probleme edhe në pajisjet elektro shtëpiake.