Qyteti i Vlores pa drita

Qyteti i Vlorës është zhytur në terr. Sipas burime për “Ora News”, në qytetin bregdetar, energjia elektrike ka 20 minuta që mungon, ndërsa ende nuk dihen shkaqet.
Ende nuk ka të dhëna nga Drejtuesit e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes nëse shkak janë remontet, apo ndërhyrjet janë të domosdoshme për të fuqizuar rrjetin elektrik, me qëllim përballimin e ngarkesave gjatë periudhës së dimrit.