E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat, fluks normal ne Kakavijë


Një situatë krejt normale është paraqitur sot në pikat kufitare të Kakavijës si pasojë e hyrjeve dhe daljeve të udhëtarëve në të dyja anët e kufirit me rastin e festave të fundvitit.

Ardhja e emigrantëve me rastin e Vitit të ri në atdhe nga Greqia ka kaluar një proçes normal ne pikën kufitare të Kakavijës.
Pala greke punon me 6 sportele në hyrje dhe 4 sportele në dalje duke arritur që të përballojë fluksin e emigrantëve, dhe mos shkaktuar radhë të automjeteve.
 

Në një lidhje telefonike për “Ora News”, korespodenti ynë thekson se 3200 shtetas dhe 1100 automjete kanë hyrë për në Shqipëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›