Nderrimi i viteve ne Nju Jork

Nju Jorkezët u thonë lamtumirë kujtimeve të këqia ndërsa pregatiten për ndërimin e viteve. Me dhjetëra vetë u mblodhën në Times Square para kamionit gjigand që do ti clironte nga kujtimet e këqia të vitit që bëhemi gati të lemë pas. Tim Tompkins, president i Aleancës së Times square që për të katërtin vit rresht ka organizuar këtë eveniment thotë se kjo ditë bart një simbolikë të vecantë.
"Gjithcka bëhet për tu cliruar një herë e mirë nga gjithcka që nuk na lejon të ecim përpara. Të clirohemi nga gjithcka që nuk duam nga 2010. Që nga ish të dashurit e deri tej problemet financiare", thotw Tim Tompkins, president i Alleancës së Times Square.
E ndërkohë i njëti shesh bëhet gati për ditën e madhe. Një-shi që do të zëvendësojë zeron mbërriti në Times Square gati për të ndricuar në mesnatë më 31 dhjetor. Gati është dhe kristali gjigand që varet mbi sheshin ku pritet të mblidhen më tepër se 1 milion vetë në natën e madhe. Pak e dinë se për herë të parë kristali është ngritur mbi shesh më 1904 kur gazeta prestigjoze New York Times donte të festonte hapjen e zyrave të reja të kompanisë. Eventualisht emrin e gazetës e mori gjithë sheshi që deri atëherë njihej si sheshi Longacre Square.
Delina Bitraku