E Diel, 1 Nëntor 2026

PS Shalsi Bilanci i Berishes nje mashtrim

Partia Socialiste e konsideroi 2010 si vit i deshtuar qe mban autoresine e qeverise Berisha. Ne reagim te bilancit qe kreu i ekzekutivit beri per vitin qe po mbyllim nje dite me pare, selia roze tha se berisha foli per nje shqiperi virtuale. Eduart Shalsi analizoi sektoret strategjike, ku sipas tij qeveria ka perkeqesuar treguesit kryesisht per shkak te korrupsionit qe ka mberthyer vendin.

"Kriza ekonomike tashmë ka prekur qelizën bazë të shoqërisë, familjen shqiptare. Mungesa e sigurisë në vend, krimet, aksidentet në rrugë, janë bërë një ritual i përzishëm, i përditshëm i kronikave televizive. Kryeministri e cilëson arritjen e madhe luftën kundër korrupsionit, ndërkohë që korrupsioni është ëmblema e kësaj qeverie. Majlina, Genci, Iliri, Luli, Ritvani, Fatmiri, Mimoza, Albana, këto janë simbolet e korrupsionit, njerëzit të cilëve Saliu u shtrëngon dorën përdit e po u fal vendin copa-copa", tha Eduard Shalsi, deputet i PS. Berisha ka deshtuar konkludoi deklaraten per mediat  PS,sipas se ciles vetem largimi i kesaj qeverie do ti jape fund problemeve te shqiptareve.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›