E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duka 2010 vit pozitiv per kombetaren

Megjithese ka pranuar problemet qe kane shoqeruar pjesen e pare te sezonit te Superliges, presidenti i Federatesh shqiptare te Futbollit Armand Duka e ka cilesuar si te sukesshem vitin 2010. Sipas numrit nje te qeverise se futbollit, ndeshjet jane zhvilluar ne nje klime me shume sportive, ndersa shume pozitive ka qene ecuria e kombetares, e cila e mbylli kete vit ne vendin e 58-te te renditjes se FIFA-s.

“Garat e vitit 2010 janë zhvilluar në kushtet më të mira, më pak fenomene negative. Ka pasur edhe raste në të cilat Federata është munduar, dhe të gjithë organet e saj, të qëndrojnë korrekt dhe t’i parandalojnë ato. Në garat e luajtura nga federata kombëtare ka pasur rezultate në përgjithësi pozitive. Kemi humbur vetëm ndeshjen me Bjellorusisnë dhe kemi arritur rekord në renditjen FIFA duke u renditur ne vendin e 58” tha Duka.

Duke folur per objektivat e vitit 2011, Duka ka renditur ne krye te listes ndertimin e stadiumit te ri, i cili eshte ne pritje te vendimit te qeverise shqiptare.

“Sfida jonë kryesore është përmirësimi apo prezantimi më i mirë i Shqipërisë dhe të futbolllit shqiptar është fillimi i punimeve për ndërtimin e stadiumit të ri. Jemi në pritje të konkludimit të dokumentacionit të vendimeve të qeverisë për ta realizuar këtë” tha Duka.

Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit ka premtuar ndryshime ne strukturat drejtuese sidomos ne sektorin e futbollit te moshave, te cilat kane zhgenjyer me rezultatet e arritura gjate vitit 2010.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›