E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lionel Mesi, sytë nga Kupa e Botës. Argjentinasi: Kemi të gjitha mundësitë

Objektivi i Lionel Mesit eshte fitimi i Kupes se Botes me Argjentinen. Pasi fitoi gjithcka me Barcelonen, por edhe ne planin personal, duke bere te tijin trofeun e “Topit te Arte” dhe çmimin e FIFA-s, “Lojtari me i mire i Vitit”, talenti argjentinas kërkon te triumfoje edhe me perefaqesuesen e tij, pasi jo pak here eshte kritikuar se me skuadren e drejtuar nga Maradona nuk jep maksimumin.

“Une luaj gjithmone duke dhene me te miren time. Nuk eshte e vertete se
nuk impenjohem maksimalisht me kombëtaren, por aty luajme shume ndryshe
ne krahasim me Barcelonen. Por besoj se i kemi te gjitha mundesite per
te triumfuar ne Boteror. Dua te fitoj kupen e botes dhe jam optimist se
do ta arrij kete objektiv me Argjentinen”, ka thene Mesi.

Argjentina u kualifikua me veshtiresi per ne Boterorin 2010, qe do te
zhvillohet ne Afriken e Jugut dhe trajneri i saj Diego Armando Maradona
u kritikua shume nga mediat vendase, madje u fol edhe per largimin e
tij. Megjithate, Mesi ka marre ne mbrojtje trajnerin.

"Eshte e vertete
qe nuk e kishim te lehte te kualifikoheshim, por kjo jo per fajin e
trajnerit. Ai eshte shume prane te gjithe lojtareve dhe kjo na ben te
djehemi mire”, ka përfunduar 22-vjecari, i cili triumfoi ne vitin 2009
ndaj te gjithe rivaleve te tij.

Nertan Prifti

< I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›