Merkato e dimrit, pranë zyrtarizimit kalimi i Blendi Shkëmbit tek Besa

Superliga ka ulur siparin per vitin 2009, ndersa gjate pushimeve te fundvitit ne fushe do te zbresin drejtuesit e klubeve, qe do te bejne dhe lëvizjet ne merkaton e janarit per te përforcuar skuadrat e tyre. Besa eshte shume prane zyrtarizimit te Blendi Shkembit, i cili pritet te jete pjese e skuadres kavajase duke filluar qe nga muaji janar. Lajmi eshte bere i ditur nga trajneri i Beses, Shpetim Duro, i cili ka konfirmuar pëlqimin e tij per kapitenin e Skenderbeut.
“Unë kam dëshirë shumë që të jetë Shkëmbi. Nuk ka më sekret sepse
kampionati mbaroi. Besoj se do jetë pjesë e jona në pjesën tjetër të
kampionatit” shprehet Duro.
Nderkohe priten lëvizje edhe te skuadrat e tjera te Superliges, si
Dinamo dhe Tirana, qe kerkojne te perforcojne ekipin por edhe te
plotesojne mungesat e disa lojtareve qe mund te largohen gjate kësaj
merkatoje.
Nertan Prifti
< I mëparshmi