E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërroi jetë ambasadorja çeke në Tiranë

Nga Express më 24 gusht 2011 në ora 13:00

Ndërroi jete pak pas mesnatës ambasadorja e Çekisë ne Tirane, Marketa Fialkova.

Krye-diplomatja ceke 55-vjeçare vdiq rreth orës 00:30 dhe sipas të dhënave të deritanishme paraprake të policisë, ndarja nga jeta ka ardhur për shkaqe natyrale.

Ambasadorja jetonte mes Tiranës dhe Pragës, nuk kishte fëmijë dhe nuk jetonte me bashkëshortin e saj.

Fialkova lindi në 27 mars të vitit 1956 në Pragë të Çekosllovakisë.

Aktivitetet e saj në politikë nisën në vitin 1977, kur nënshkroi Kartën 77 (deklaratë kjo e cila, gjatë regjimit komunist, solli krijimin e grupit më me ndikim të aktivistëve të të drejtave të njeriut në Çekosllovaki.)

Nga viti 77 deri në vitin 89 iu privua e drejta për të kryer studimet dhe për të filluar një karrierë profesionale të rregullt për arsye politike.

Prej vitit 1990, falë aftësive dhe formimit, ajo nisi punën si diplomate në ministrinë e Jashtme çeke.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›