Kapet ideatori i vrasjes së Politkovskajas

Nga Express më 24 gusht 2011 në ora 13:02
Ideatori i dyshuar i vrasjes së gazetares ruse, Ana Politkovskaja, është kapur nga policia ruse. Bëhet fjalë për një ish-polic, i cili theksoi se është angazhuar nga persona të panjohur, për ta përgatitur vrasjen.
Ish-polici Dmitri P. është paguar nga disa persona të panjohur, për ta përgatitur vrasjen, theksoi zëdhënësi i hetuesisë, Vladimir Markin.
Ai më pas i ka siguruar para dhe një armë vrasësit të dyshuar të Politkovskajas, Rustam Mahmudovit.
Avokatja e familjes Politkovskaja, Ana Stavizkaja, theksoi se arrestimi i fundit paraqet një pikë të kthesës.
“Do të sigurohemi që të gjithë ata, të cilët kanë qenë të përfshirë në këtë vrasje, të vendosen para drejtësisë”, theksoi ajo.